Sali Berisha: Sot ta harrojë kush se tërhiqem! Fitore false e PS me 14 Maj

Nuk tërhiqet Berisha. I kanë blerë votat! Ndaj nuk i njeh zgjedhjet.

Ai thotë me bindje se opozita nuk do heqë dorë nga qëndresa e saj dhe se statuti i Partisë Demokratike do të zbatohet. Për zërat që flasin për dorëheqje, Berisha tha se ai do i përmbahej betimit të tij për t’u larguar nga politika vetëm nëse do të humbiste, zgjedhje të lira e transparente.

Berisha vijon që të mos e pranojë humbjen e thellë dhe drastike në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Sërish në një deklaratë për mediat, ai tha se qeveria duke shkelur Kodin Zgjedhor dhe atë Elektoral shpërbleu në mes të fushatës elektorale mijëra pensionistë, po ashtu rriti pagën e administratës publike.

“Në përputhje me betimin tim se do mbroj votën e qytetarëve shqiptarë, jam këtu për të faktuar bazuar në dokumente zyrtare të pakontestueshme, se vota e shqiptarëve u ble para se të hidhej në kuti. U ble në atë shkallë saqë qeveria vendosi kontrollin e plotë mbi rezultatin e zgjedhjeve.

Edi Rama pasi shpalli një kinezëri Kodin Zgjedhor, u vërsul me të gjitha pushtetit e narko-shtetit të rrëmbente votën e shqiptarëve, me qëllim për të blerë haptas apo influencuar votën në dhunim të Kodit Elektoral, qeveria shpërbleu në mes të fushatës elektorale 670 mijë pensionistë me bonus 5 mijë lekë të reja, e barabartë me shumën 33 milion euro.

Qeveria rriti në mes të fushatës elektorale pagën për punonjësit e administratës shtetërore. 13 mijë qytetarë u futën në skemën e pensioneve pa sigurimet. Mbi 20 mijë qytetarë u shtuan në listën e ndihmës ekonomike, dhe mbi 10 mijë të tjerë u paguan si punonjës pa kontratë”,-tha Berisha.

Pra Berisha nuk njeh humbje dhe nuk ikën nga politika pas kësaj disfate të tmerrshme elektorale.

SHKARKO APP