Në Kosovë nami me Covid, në 24 orët e fundit vdiqën 36 qytetarë

Në Kosovë covid po merr përmasa të papara.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike informon se  nga 11.017 testime, 1630 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Sipas raportit ditor, 61 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërkaq 1.060 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Po ashtu sot është regjistruar një rekord viktimash ku në 24 orë 36 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19. Ky është numri më i lartë i viktimave i regjistruar deri tani në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në total numri i rasteve aktive është 26.575.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Shqipëria nuk ka probleme për momentin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?