Në kryeqytetet e Europës protesta kundër certifikatave Covid
Në disa kryeqytete të Europës, mijëra qytetarë janë duke kundërshtuar të gjitha masat dhe certifikatat e Covid-19,
Protestuesit në Beograd i vunë zjarrin një flamuri shumëngjyrësh të shtunën gjatë protestës kundër vaksinimit të detyrueshëm dhe kundër vendosjes së certifikatave të Covid-19.
Demonstrata u mbajt në të njëjtën kohë kur po zhvillohej parada e komunitetit LGBT në Beograd, e cila u zhvillua nën monitorimin e qindra forcave policore.
Kurse autoritetet serbe përgjegjëse për menaxhimin e pandemisë janë ende duke konsideruar marrjen e një vendimi për certifikatat e covid.
Në Serbi deri më tani janë vaksinuar rreth 41% të popullatës sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins, teksa shumë shtete të Europës Jug-Lindore janë duke u përballur me një rritje të numrit të rasteve të të infektuarve.