Në ora 20.45 ndeshja Hungari-Shqipëri për kualifikimin e Botërorit 2022
Sonte luhet ndeshja mes Hungarisë dhe Shqipërisë për kualifikimin në Boterorin 2022. Për momentin Shqipëria ndodhet në vendin e dytë në grup, pas Anglisë. Dhe në vend të tretë është Polonia.
Po sonte Polonia luan me San Marinon që ka të sigurta 3 pikët, ndaj duhet patjetër që ekipi shqiptar të paktën të marrë një barazim në Budapest, sepse ndryshe rrezikohemi për kualifikim.
Edhe Anglia ndeshet sonte në ora 20.45 në Andora.
Në këto komente renditja në grupin tonë është:
Anglia 16 pikë
Shqipëria 12
Polonia 11
Hungaria 10
Andora 3
San Marino 0
KOHA JONË SONDAZH

