Në prag të dëshmisë së Ramës dhe Agaçit

Nga Nilda Halili-

Edhe sot komisioni hetimor parlamentar vazhdoi me kryebashkiaken e Durrësit, ish-ministrin e financave Shkelqim Cani dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku.

Ndërkohë ish-ministri i financave në qeverinë e Ramës, Shkelqim Cani, tha se procedurat  nuk kanë qenë ligjore. Me aq sa mund të fliste, sepse në SPAK do të jetë më efikas, ish-ministri la një gropë hapur për kryeministrin Rama dhe sekretarin e përgjithshëm Engjëll Agaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshmitë e kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi dhe atij të Tiranës, Erion Veliaj, sikurse edhe dëshmitë e ish-ministrit të Energjitikës Damian Gjiknuri, të zv/kryeministrit Arben Ahmetaj nuk besoj se do të nxjerrin ndonjë gjë të re apo për SPAK, që rri e regjistron çdo dëshmi në komisionin hetimor parlamentar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjithë janë me veshë në krah se çfarë do të thotë kryeministri Rama që natyrisht do ta veshi politikisht retorikën në komisionin hetimor, por gjithsesi ai nuk ka firmë askund. Ka firmosur zv/kryeministri që ishte Erion Braçe. Dhe deri diku Arben Ahmetaj.

Pra firmë Edi Rama nuk ka në asnjë shkresë tek inceneratorët.

Gjithçka është me firmën e Engjëll Agaçit, sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, njeriut kyç në këtë histori inceneratorësh. Tjetri që ka nxituar brenda një dite të firmos e vulos është në burg, Lefter Koka.

Ndaj Engjëll Agaçi do të jetë kryefjala e krejt komisionit hetimor parlamentar, sikurse edhe SPAK-u që po rri gati që pas dëshmisë së tij në komision ta thërrasë për ti marrë me shkrim dëshminë.

Agaçi e di mjaft mirë se pesha e akuzave po anon nga ai, por duke qenë mjeshtër, është nga juristët më të mirë në Shqipëri, mendohet se nuk ka gjethe fiku që mund ta kapë, ndonëse SPAK-u ka “ilaç” edhe kundër gjethes së fikut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?