Në pritje të 8 janarit, sulmit të Saliut dhe vendosmërisë së Bashës

Nga Lindita Kokoli dhe Nilda Halili- 

Ky Vit i Ri fillon vrullshëm dhe me përplasje të forta, pasi me 5 janar mbaron ultimatumi ndaj Lulzim Bashës prej Berishës dhe me datë 8 janar kemi një protestë të madhe, siç thuhet nga kampi i ish-kryeministrit Berisha.

Ndërkohë Basha as që jep shenja tërheqje nga Selia Blu për të lëshuar zyrat, siç kërkon Kuvendi i datës 8 dhjetor 2021. Përkundrazi Basha tregon dhëmbët ndaj mbështetësve të Berishës, duke iu thënë hapur se nuk ka ndërmend të dorëzojë zyrën, sepse është kryetar i PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bile si për ti acaruar edhe me shumë njerëzit e Saliut, iu thotë se “edhe ne jemi përgatitur për gjithçka!”, çka e nënkuptuar shqiptarçe do të thotë “hajdeni dhe provojeni b… po ua mbajti!”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e tij kryeministri Rama, si kurrëherë në jetën e tij politike, por jo vetëm, ndjehet për shtatë palë qejfe si mos më mirë, pasi opozita të cilën duhet ta ketë frikë apo mund ti rrezikojë pushtetin atij, ka mbaruar, është përçarë dhe do të sakatohet me 8 janar.

Edi Ramës do ti lind nevoja t’ju çojë ambulancat me 8 janar te rruga e PD-së, mundet edhe pak polici. Nuk besohet se kryeministri do të nis ushtri me policë te PD-ja, kur të kërcasi druri dhe dajaku vendçe.

5 janari nuk besohet se do të ketë dhunë apo përplasje në PD. Thjesht Berisha do të çojë Belind Këlliçin dhe ish-Presidentin Nishani, pa harruar edhe Tritan Shehun dhe Flamur Nokën për të thënë se “Afati mbaroi për Bashën, ndaj takohemi me 8 janar paradite, këtu në Selinë Blu”!

Dhe data 8 po vjen!

Ish-kryeministri ka lajmëruar një protestë të madhe kombëtare kundër kryeministrit Rama në Bulevardin kryesor të Tiranës. Pak para fillimit zyrtar të protestës te zyra e Edi Ramës, ish-kryeministri Berisha do të hyjë në Selinë Blu për të marrë përfundimisht zyrat e “pushtuara” nga Lulzim Basha. Por nëse ka shumë njerëz, pra demokratë, të Oborri i PD-së dhe në rrugë të Selia Blu, atëhere ka BIG PROBLEM për Bashën.

Pra edhe njëherë e themi që nëse ka shumë e shumë demokratë, “Kështjella e Lulit” bie atë ditë.

Por në qoftëse vijnë aqsa kishte njërëz ditën kur protestoi kundër Presidetit serb Vuçiç, ish-kryeministri Berisha nuk ka gjë në terezi. “Kështjellën” e mban Basha dhe Berisha të ikë në shtëpi, përfundimisht.

E themi këtë pasi kjo datë 8 janar është DITË FINALE për të parë realisht se sa mbështetës ka Sali Berisha.

Ndaj data 8 janar njërin prej tyre e nis në shtëpi; Luli ose Saliu merr udhën pa kthim në Selinë Blu!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?