“NË SOFRËN E HËNËS” – Një libër i ri me refleksionet e iftarëve të shtruar në funksionin e kryeministrit

“NË SOFRËN E HËNËS” – Një libër i ri me refleksionet e iftarëve të shtruar në funksionin e kryeministrit Rama.

Kryeministri Edi Rama promovoi në një mbrëmje iftari me intelektualë, artistë dhe figura të njohur, librin e tij të ri “Në Sofrën e Hënës”.

Libri përmban fjalime të kryeministrit të thëna gjatë mbrëmjeve të ndryshmeve të iftarit të organizuara prej tij ndër vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalën e tij gjatë promovimit, Rama u ndal edhe te perceptimi pa paragjykime i fesë së islamit, pasi paragjykimet sipas tij krijojnë probleme. “Është një përmbledhje e mbrëmjeve të iftarit, të cilat kam pasur kënaqësinë dhe privilegjin t’i organizoj, falë funksionit që kam. Për mua, dhe gjithnjë e më shumë edhe si rezultat i kësaj eksperience, sofra e iftarit është përtej agjëruesve. Ka qenë shtysa e disa miqve myslimanë, që agjërojnë, që t’i përmblidhja këto fjalë në këtë libër. Sot dëshirova që prezantimin ta bënim në mënyrë modeste. Libri ishte gati për Panairin e Librit, por nuk i dhashë dritën jeshile, sepse do të tërhiqte vëmendjen nga të gjithë autorët e tjerë që e kanë të rëndësishëm këtë panair.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam shumë respekt dhe jam shumë mirënjohës për ata miq që kam rreth e rrotull që e praktikojnë këtë fe. Të them të drejtën, përtej sloganit të bashkëjetesës fetare, qëndron një thesar kulturash që vijnë nga feja dhe meritojnë kujdesin, respektin dhe admirimin tonë. Ato meritojnë që njerëzit ta shohin fenë përtej paragjykimeve dhe stereotipeve. Është kënaqësi dhe jam ndjerë i përkëdhelur nga fati që më ka dhënë këtë mundësi.”, tha ai.

Ndërkohë që pranë tij ishte dhe profesori i Universitetit të Tybingenit, Besnik Sinani, me të cilin po bashkëpunohet për muzeun e Islamit, të “Sarajet” e Toptanëve pranë qendrës së Tiranës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?