Nëse nuk arrestoni e ndëshkoni oligarkët dhe Rilindjen, kot sa vini në pushtet zotërinj të opozitës!

Rilindja e ka marr udhën e ikjes, bile rënies në humnerë. Opozita fiton thellë. Por opozita po flet për rimëkëmbie ekonomike, për luftën ndaj krimit, për uljen e papunësisë, për investime në turizëm, bujqësi, etj etj. Të gjitha janë të drejta, por opozita duhet të deklarojë publikisht dhe të mbajë premtimin që sapo të vijë në pushtet do të dërgojë para drejtësisë pikërisht disa oligarkë që kanë marrë krejt buxhetin e shtetit, duke përdorur qeverinë e PS-së dhe krejt shpurën rilindase.

Ata duhen arrestuar të parët, nëse doni të na bindeni si popull se nuk do keni punë me këtë grup mafioz oligarkësh. Ndryshe kot sa vini në pushtet dhe lëreni të diktojë mafia rilindase!

Nëse dikur ishte një parullë “Investime dhe arrestime”, tani është urgjente që “Arrestime dhe Investime”!

 

SHKARKO APP