Nesër protesta e madhe e demokratëve në ora 12.00 te Selia e PD-së. Më pas te kryeministria
Nesër ora 12.00 janë thirrur demokratët dhe simpatizantët e opozitës që të protestojnë para kryeministrisë për jetën e vështirë ekonomike të çdo qytetari.
Por pak më përpara se të nis protesta te zyra e kryeministrit Rama është bërë thirrje nga ish-kryeministri Berisha që të largojnë Lulzim Bashën nga zyrat e PD-së.
Ndaj do të bëjnë një “nxemje” te zyrat e Bashës e më pas drejt kryeministrisë.
Edhe sot ishin të zyrat e selisë blu anëtarë të komisionit për rithemelimin e PD-së.
Përpara medieve foli Ervin Minarolli, anëtar i Komisionit të Rithemelimit. Sipas tij, të shtunën demokratët do të ekzekutojnë vendimet e marra në Kuvendin e Rithemelimit dhe në referendum.
“Është një rast unik, kur një parti në opozitë i mbyll dyert për mbështetësit e vet.
Kjo është një parti pa vizion dhe pa frymëzim. Prandaj është i nevojshëm rithemelimi.
Demokratët e kanë vendosur me votë, nesër do vijnë që të ekzekutojnë vendimin,” tha Minarolli.
Sipas Arben Ristani mendohet se do të mblidhen mbi 50 mijë veta nesër para kryeministrisë.
Nga ana tjetër mësohet se janë larguar nga zyrat e PD-së personat e armatosur, siç u tha nga deputetët e PD-së. Garda ka marrë masat në rast se nesër demokratët shqyejnë dyert e hyrjes në PD dhe turren drejt zyrës së Lulzim Bashës, atëhere do ta marrin dhe ta kalojnë deputetin Basha nga ana e pasme e zyrave të Selisë Blu.
Nga burime të besueshme tregohet se policia e shtetit nuk do të përzihet me sherrin mes Bashës dhe Berishës.
KOHA JONË SONDAZH

