Ngjarje makabre ditën e fundit të vitit 2020/ Një person vret bashkëjetuesen dhe motren e saj

Një shqiptar i Maqedonisë së Veriut është autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur këtë të enjte në Tiranë ku si pasojë kanë humbur jetën dy motra.

Burimet bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarje të rëndë është shtetasi Perparim Ademi, i cili bashkëjetonte me një nga motrat.

Më datë 31.12.2020, rreth orës 10:30, në Astir, shtetasi P. A., 59 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, ende të paidentifikuara, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP