Ngjarjet në Selinë Blu/Prokuroria do të thërrasë Berishën dhe Bashën. Procedohen penalisht Gazment Bardhi dhe Flamur Noka
Burime shumë të besuara thanë për “KOHA JONE” se prokuroria e Tiranës do të thërrasë si dëshmitarë, që kanë dijeni për ngjarjet ditën e djeshme (datë 8 janar 2022) te Selia e PD-së, edhe shumë drejtues e deputetë të PD-së.
Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë punuar dje me orë të tëra duke mbledhur prova nga zyrat e PD-së, ku siç tashmë dihet kishte një protestë të organizuar nga ish-kryeministri Berisha. Po kështu prokuroria ka sekuestruar serverin e kamerave të PD-së, por u ka kërkuar mediave që të dërgojnë pamje e foto nga gjithçka ndodhi në selinë qëndrore.
Prokuroria e Tiranës ka një barrë të madhe mbi supe jo vetëm për të mbledhur prova e fakte në lidhje me çka ndodhi, porse edhe për të hetuar në gjithanshmeri e panshmeri për të vënë para përgjegjsisë penale shkaktarët dhe autorët e kasaphanës në zyrat e PD-së.
Në fakt nga dje PD-ja ka vdekur. Këtë e tha edhe deputeti i PD-së Tomorr Alizoti.
Ndërkohë policia ka ndaluar shumë protestues të krahut të Berishës, ndërkohë do të jetë prokuroria e Tiranës e cila do të vendosë gjatë hetimeve se kush duhet arrestuar, kush duhet thërritur si dëshmitarë dhe cilët janë shkaktarët e dhunës.
Deri tani njoftohet për 34 të arrestuar.
Do të hetohet edhe se kush e hodhi gazin lotsjellës nga zyrat e PD-së ndaj protestuesve, sikurse edhe cilët persona përdoren dajakun mbi protestuesit kur u ngjitën me shkallë në taracën e katit të dytë.
Si fillim policia ka proceduar Flamur Nokën si përsoni që ka garantuar mbarëvajtjen e protestës si dhe Gazment Bardhin e krahut të Bashës për lejimin e përdorimit të gazit lotsjellës nga zyrat e PD-së mbi protestuesit.
Mësohet se prokuroria do të thërrasë si dëshmitarë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.
KOHA JONË SONDAZH

