Opozita dhe qeveria ulen në negociata. Tre kërkesat e Frontit Opozitar për reformën zgjedhore

Opozita dhe qeveria janë ulur sot, për herë të parë që pas djegies të mandateve në vitin 2019, në një tryezë të përbashkët negociatash për reformën zgjedhore. Opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasili, si përfaqësuesit e saj në këtë tryezë. Takimi mes përfaqësuesve të opozitës dhe qeverisë po zhvillohet sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve. PS-ja përfaqësohet nga deputeti Damian Gjiknuri. Në takim merr pjesë dhe deputetja Rudina Hajdari.

Opozita ka paraqitur zyrtarisht tre kërkesa për mazhorancën:

  1. Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.
  2. Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.
  3. Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.   

Takimi mes Damian Gjiknurit (PS), Oerd Bylykbashit (PD), Petrit Vasilit (LSI) dhe Rudina Hajdarit ka nisur në orën 13:00. Ky është takimi i parë institucional që qeveria zhvillon me përfaqësuesit e opozitës, që pas muajit shkurt të vitit 2019. Më herët nuk ka pasur njoftim për takim të nivelit të tillë. Detajet e pjesëmarrjes në takim u publikuan vetëm paraditen e sotme, pas mbledhjes së partive të Frontit Opozitar në selinë e PD. Ulja në tavolinë e përfaqësuesve të opozitës dhe qeverisë u njoftua sot pas mbledhjes së aleatëve të Frontit Opozitar.

FOTO GALERI/Takimi mes opozitës dhe qeverisë për reformën zgjedhore

“Opozita e bashkuar ka insistuar në një mekanizëm që synon transparencën, kanë kaluar 4 muaj dhe procesi është zvarritur, sot opozita rikonfirmon qëndrimin e saj për nisjen pa vonese të reformës zgjedhore dhe mandaton Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për të dakordësuar mekanizmin për ecjen para të reformës. Reforma Zgjedhore, kusht i pa-kontestueshëm i Bundestagut gjerma. Sot opozita rikonfirmon qëndrimin për nisjen pa vonesë të Reformës Zgjedhore. Reforma Zgjedhore i hap rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershm. Fundi i krizës politike vjen vetëm me zgjedhje të parakohshme. Praktika ka treguar qartë që problemi me zgjedhjet ka qenë shitblerja e votave. Në tryezën për Reformën Zgjedhore opozita ka dërguar 2 përfaqësuesit e saj”,- tha Lulzim Basha.

SHKARKO APP