Nisen 30 mjekë drejt Italisë. Rama: Sot jemi të gjithë italianë
Shqipëria ka nisur sot drejt Italisë një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh, të cilët do të ndihmojnë vendin fqinj në përballimin e situatës me koronavirusin.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e nisjes në Rinas dhe deklaroi se ky mision është shenjë e solidaritetit të Shqipërisë me Italinë. “Sot jemi të gjithë italianë dhe ne nuk e kemi harruar atë që Italia ka bërë për Shqipërinë”,– tha kreu i qeverisë.
Pas Rusisë dhe Kinës, Shqipëria është vendi i tretë që ofron ndihmën e saj me mjekë dhe infermierë për pandeminë e COVID-19, me përballimin e shpenzimeve nga buxheti i shtetit tonë.
10 mjekë dhe 20 infermierë nga Shqipëria do të shkojnë në Bergamo të Italisë për të ndihmuar në kuadër të situatës alarmante të COVID-19.
Mjekët do të qëndrojnë për një muaj në Itali dhe do të paguhen nga Shqipëria. Vendimi është marrë nga qeveria shqiptare pas një marrëveshje të arritur më herët mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm italian, Luigi di Maio. Bluzat e bardha që do të ofrojnë shërbim shëndetësor do të shpërblehen 3 000 euro në muaj për mjekët dhe 2500 euro në muaj për infermierët.
Ky gjest shqiptar tregon humanizëm, civilizim dhe dashuri për Italinë e cila përherë na është gjendur afër sa herë kemi patur probleme e halle. Por ata kanë në zonë më të rrezikshme të Italisë e duhet kujdes për jetën e tyre.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/227847448575281/