Një histori e padëgjuar. Studentja ka një tren vetëm që ajo të diplomohet

Vajza që shihnin ë fotografi quhet Kana Harada. Një studente që jeton në ishullin e Hokkaidos ne Japoni. Çdo mëngjes shkon në stacionin e Kami-Shiratakit dhe merr trenin e saj, që e çon në shkollë. Eshtë duke u diplomuar. Historia duket normale, pothuaj banale. Por në fakt, këtu qëndron e bukura, Kana Harada ka një tren të gjithin për vete.

Në fakt qeveria kishte vendosur të hiqte tre trena, mes tyre edhe trenin e saj, sepse nuk e merrte më askush. Pra ka vetëm një pasagjer përditë. Vetëm se, për Kanan, ai tren është i vetmi mjet për të shkuar në shkollë dhe qeveria bëri një zgjedhje sublime, treni nuk do të hiqej, deri kur Kana të diplomohet. Prandaj ajo nuk ka vetëm një vagon të gjithin për vete, por një tren të tërë, një stacion, dhe përse jo, një ditë do të ketë edhe jetën që meriton dhe që ndërkohë ia kanë dhënë mundësinë ta ketë. Ciladoqoftë, një përgëzim për një qeveri që ka shfaqur vëmendje ndaj qytetarit, këtë herë, në kuptimin e plotë të fjalës. Treni shkon e vjen çdo ditë sa herë ajo ka shkollë.

Treni ka personelin normal për t’i shërbyer, i kontrollojnë biletën dhe i japin shërbimin si për çdo pasagjer. Kjo është Japonia!

SHKARKO APP