Një histori prekëse e një polici të plagosur, të cilin shefi e largoi që ta sakatonte fizikisht

Nga Sajmir Kola-

Shikoni se si i sikterisin policët korrekt. Ata që nuk iu bindën urdherave të shefave të tyre kur janë urdhëra antiligjorë dhe antinjerëzor.

Ja shikoni këtë minivideo.

Ky që shikoni është një polic. Jeton në Tiranë, por tani punon në Fushë-Krujë. E kam takuar para 6 muajve ku ai priste makinë me ardhë në Tiranë. E mora dhe e çova deri në shtëpi. Tani prapë, sonte, e takova rastësisht tek stacioni i autobusave, më pyeti nëse kishte autobus për Fushë Krujë. Nuk më njohu se ishte natën.

Ai është plagosur në krye të detyrës dhe mezi ecën, plus moshen që ka. Ai duhet të kishte punë me të lehtë, pasi është plagosur në krye të detyrës. Por e degdisen rrugëve.

Unë e di historine e tij.  Një shef komisariati e ofendoi nga nëna pse nuk vuri një gjobë, më pas e kërcenoi. Polici që shikoni në video është një burrë i drejtë, me karrierë në polici dhe nuk doli kurrë me bllok rrugëve vetëm që të gjobiste e të realizonte planin që i kërkojnë shefat për gjobat.

Ai, siç me tregoi, dhe me pas e verifikova me burime nga Policia e Shtetit u plagos në punë duke kryer detyrën, por sapo shefi e kërcenoi, atë e nisen drejt Fushë-Krujës vetëm që të dorëzohej e të jepte vetë dorëheqjen nga policia e shtetit.

Por ai vazhdon punën, ashtu sakat duke ecur. I duhet të mbajë familjen, por edhe nuk mund të braktisë punën të cilën ka shumë vite me këtë uniformë.

E vendosa ta bejë publike videon dhe historinë e tij, duke dashur të vendos një të drejtë në vend. Natyrisht që kupola e policisë mund ta debojë pas këtij shkrimi, siç edhe ne do tu vihemi pas drejtuesve të policisë.

Të plagosesh dhe të mundohen të të sakatojnë shpirtërisht e fizikisht vetëm se nuk zbatove një urdhër antiligjor të shefit të komisariatit, kjo është e poshtër.

i

SHKARKO APP