Nusja vdes gjatë dasmës, por familja e zëvendëson për të mos prishur festën

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indi, edhe pse brenda saj ka vdekje. Një nuse vdiq pas një ataku kardiak gjatë dasmës së saj në Indi dhe familja e fatkeqes vendosi që ta zëvendësonte me motrën e saj, vetëm e vetëm që të mos prishej festa.

Ngjarja ndodhi në Uttar Pradesh, por ka bërë xhiron e botës për shkak të situatës irreale që pasoi tragjedinë. Pasi thirrën mjekun, i cili nuk arriti dot ta shpëtonte nusen, të dyja familjet nuk vendosën të mbyllnin dasmën, por menduan se gjëja më e mirë për t’u bërë ishte që dhëndrri të martohej aty për aty me motrën e së ndjerës.

Festimet vijuan, trupi i nuses u fut në një dhomë, për t’u dërguar në krematorium pas dasmës. ”Ishte vendim i vështirë për familjen. Të dyja palët u ulëm për të diskutuar se çfarë do të bënim dhe dikush sugjeroi që nusja të zëvendësohej nga motra e saj e vogël. E diskutuam këtë variant dhe ramë dakord. Por ishte shumë e vështirë për ne. Një nga vajzat tona ishte e vdekur në njërën dhomë, ndërsa vajza tjetër po martohej”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?