Obama synon që Amerika ta gjej ilaçin kundër kancerit brenda 15 muajsh
Presidenti amerikan, Barack Obama, së bashku më zëvendës-presidentin Joe Biden janë duke punuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të fitojnë një garë të re shëndetësore – të gjejnë shërimin për sëmundjen e kancerit
“Vitin e kaluar, zëvendës-presidenti Bajden më tha se Amerika mund të kurojë kancerin”, tha Obama.
“Muajin e kaluar, ai ka punuar me kongresmenët që ata t’i tregojnë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë burimet më të forta që ata i kanë pasur brenda 10 viteve”.
Kurse Joe Biden, i frymëzuar nga vdekja e djalit të tij, tha se do t’i duhen 15 muaj kohë që ta arrijnë këtë qëllim, shkruan The Guardian.
“Unë do t’i kalojë 15 muajt e tjerë në këtë zyre që t’ia arrijmë qëllimit, sepse e di që ka demokratë dhe republikanë që e ndajnë të njëjtin pasion me ne, dhe pasioni ynë është mundim këtë sëmundje vdekjeprurëse”, tha Biden.
Obama shpalosi sfidën e kancerit në një pjesë e tij të fjalimit, të përkushtuar për frymën e zbulimit” të Amerikës.