Frida Ghittis (CNN): “Panama papers” rrëzojnë qeveritë e korruptuara!

Po qëndron prej disa ditësh në Tiranë, Frida Ghitis, gazetarja e CNN që pak ditë më parë nuk i kurseu fjalët më të mira, për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në opinionin e saj, ajo vlerësonte harmoninë fetare dhe shprehte pa komplekse, bindjen se Shqipëria mund të jetë një shembull për të gjithë botën.

Gazetarja vazhdon tyë qëndrojë në Tiranë, dhe sapo ka botuar një shkrim tjetër. Kësaj radhe, e frymëzuar nga skandali “Panama papers”, Frida Ghittis paralajmëron rrëzimin e qeverive të korruptuara që do të bien nga dokumentat që do të publikohen.

“Disa do ta zhvlerësojnë që t’ia zhdukin si çështje, duke ju thënë se është e gjitha një keqkuptim i madh. Do t’ju thonë se është një fortunë në gotë, ose ndoshta një teori e madhe konspiracioni. Mos i besoni! Shpërndarja e dokumentave të Panamasë është një çështje e madhe” shkruan Frida Ghittis

“Ky është një tërmet. Lëkundjet do të vazhdojnë për muaj me radhë, ndoshta edhe vite. Ky mund të jetë edhe fillimi i fundit të sekreteve. Disa prej figurave më të fuqishme botërore dhe të afërmit e tyre akuzohen se kanë fshehur pasurinë. Dhe të mendosh që sapo kemi filluar” shkruan Frida Ghittis për CNN, gjatë kohës që qëndron në Tiranë.

“I gjithë ky informacion në shumë raste mund të krijojë dëme ose të lërë pasoja. Dhe nuk do të vijë si një shok. Në vend të kësaj, nxjerrja e këtyre dokumentave mund të konfirmojë shumë dyshime. Por nëse të dhënat në këto dokumenta dalin të sakta, ato do të ndihmojnë në ndryshimin e sjelljes- kur Ëikileaks publikoi të dhënat e një feste luksi në Tunizi e organizuar nga dhëndri i Presidentit, me akullore që ishte sjellë nga Franca, kjo ndihmoi në rritjen e revoltës që përmbysi diktatorin.

Siç e kam shkruar më herët, korrupsioni është një helm vdekjeprurës që paralizon ekonominë, shton varfërinë dhe ndërsa rritet, mund të marrë edhe jetë. Krerët e shteteve jo vetëm i vjedhin paratë e vendit të tyre, por në shumë raste ato i orientojnë politikat drejt përfitimeve personale, duke i privuar vendet nga qeverisja e drejtë. Pastaj janë miqtë e njerëzve të fuqishëm, që papritur bëhen të pasur. Pasuria e tyre nuk është vetëm provë e bujarisë së qeveritarëve. Jo, autokratët i pasurojnë njerëzit rreth tyre për të mbrojtur fuqinë e tyre, të blejnë miratimin e tyre, që bashkëpuntorët e tyre të heshtin. Ndonjëherë kritikët shkojnë në burg, ndonjëherë pasurohen. Në të dyja rastet, qëllimi është që ata të heshtin. Në përfundim, korrupsioni minon qeverisjen e mirë dhe forcon diktatorët. A ishte surprizë që “Panama Papers” nxorrën në dritë kompani të parajsave fiskale të lidhura me Presidentin e Sirisë, Bashar Al-Assad, apo me Moamar Gadafin dhe presidentin e rrëzuar të Egjiptit, Hysni Mobarak?

Në një nga lëvizjet më pozitive të kohërave tona, njerëzit po përdorin gjithnjë e më shumë informacionin të shkulin korrupsionin. Ata tashmë kanë rrëzuar qeveri. Publikimi i dokumentave të Panamasë shenjon një moment të rëndësishëm në këtë trend. Mos lejoni askënd t’ju thotë se kjo nuk është një çështje e madhe!” shkruan Frida Ghittis

(Lapsi.al)

SHKARKO APP