Opozita pritet me ovacione kudo nëpër Shqipëri. Në Tiranë rrugët plot duke pritur Lulzim Bashën
Situata elektorale është ndezur kudo nëpër Shqipëri. Nëse kryeministri Rama lëviz me eskortë policie, gardë dhe civilë dhe nuk ka njerëz në takimet e tij, nga ana tjetër Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi priten me ovacione kudo nëpër rrugë.
Duke mos përfilluar rregullat e vendosura nga kryeministri për pandeminë, pasi nuk i lejon të mblidhen në mitingje kundër tij, përsëri duke përshendetur liderët e opozitës kishin dalë sot njerëz nëpër rrugë në favor të Lulzim Bashës. Duhet theksuar se Basha po lëvizte nëpër rrugë pa asnjë dallim dhe nuk kishte asgjë të parapërgatitur siç bën Rilindja. Dhe njerëzit e uronin për fitoren e opozitës.
Po kështu në takimet e Kryemadhit dhe LSI ka qindra të rinjë, të cilët duan ndryshimin. Takimet e LSI vazhdojnë pa ndalesë, kudo në çdo rreth.
Ka filluar era e ndryshimit të madh për në 25 prill.
E sigurtë fitorja e Opozitës, ndaj qeveria ka filluar të mbledhë plaçkat në ikje.