Pajtimi në PD filloi sot nga Shkodra

Në PD akoma Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi nuk po lëshojnë zyrat dhe vulën, ndonëse gjykata e Tiranës ka dhënë vendim në favor të Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, pra te Berishës.

Basha ka ikur, por akoma drejton fijet me këta të dy, ndërkohë grupi parlamentar demokrat duket me vizionar dhe praktik.

Zgjedhjet e 6 marsit treguan se ku anon peshorja në PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vend që të ulen drejt një përbashkimi të madh, akoma bashistët po ngatërrojnë punë me fijet që dalin nga kryeministria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot në Shkodër në një takim të madh për 2 prillin ishte edhe ish-kryeministri Berisha. Ndodheshin të gjithë deputetët e PD-së. Helidon Bushati, një deputet që ishte në krahun e Bashës, por që ruan dinjitetin personal shkodran, sot u takua me kryebashkiakun Bardh Spahia.

Nga Shkodra e kulturës duket se po fillon bashkimi demokrat, të cilin me djallëzi e shkaterroi Basha e ku me mjeshtri e copëtoi kryeministri.

PD nuk ka zgjidhje tjetër, veçse bashkim përballë Edi Ramës.

Sot Shkodra dha shembullin e para drejt një ulje në tavolinë.

Në foto: Kryebashkiaku shkodran Bardh Spahia dhe deputeti i PD, Helidon Bushati

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?