Pamjet e dhimbshme. Fëmijë shqiptarë në Kakavijë në mes të rrugës dhe pa ushqime (FOTO/VIDEO)

Situata me emigrantët shqiptarë që duan të hyjnë në Shqipëri dhe janë bllokuar në kufij e Greqisë dhe Malit të Zi është alarmante. Janë me qindra shqiptarë që po kthehen nga vendet ku kanë qenë para mbylljes së kufijve dhe në mënyrë të papërgjegjshme autoritet shqiptare nuk i lejojnë të futen.

Pamjet më poshtë që kanë ardhur në adresë të “Kohë Jonë” tregojë situatën në Kakavijë. Fëmije dhe njerëz të moshuar që janë bllokuar në kufirin mes dy vendeve dhe nuk kanë asnjë shpresë të kalojnë.

Të mbetur pa ushqime dhe në mes të rrugës, një pjesë e emigrantëve kanë zgjedhur të kalojnë në këmbë kufirin për të hyrë në Shqipëri.

Ambasada Greke deklaroi dy ditë më parë se Greqia nuk ndalon asnjë shqiptar që do të largohet nga shteti helen për të hyrë në Shqipëri. Pra ndalimi i qytetareve po ndodh nga Policia Shqiptare. Është një situatë jo vetëm e turpshme, por edhe kriminale. Mes qytetarëve ka fëmijë, gra dhe të moshuar që kanë nevojë për ushqime dhe ndihmë. Nuk mundet që shteti shqiptar ti lërë në rrugë dhe pa asnjë shpresë.

Shumica e emigrantëve ndodhen në Kakavijë dhe Qafë Thanë, në zonën neutrale të kufirit.  Sipas emigrantëve, doganierët u kanë thënë se nuk mund të kalojnë, pasi nuk kanë aplikuar në ambasadë për të hyrë në Shqipëri.

Ndërkohë kreu i qeverisë tha sot se kufiri është mbyllur dhe askush nuk do lejohet të vijë në Shqipëri. “Mos kërkoni dhe mos tentoni të vini sepse kufiri është i mbyllur. Ne nuk jemi një vend që mund të përballojmë hapjen e kufijve dhe të mbledhim të gjitha bombat këtu ndërkohë që jemi duke iu afruar mesit të kësaj lufte. Ruani veten tuaj dhe familjet tuaja. Rrini atje ku rrini. Kanë bursat. Të ulen dhe të paguajnë. Kjo histori që në momentin që lançuam një mision për ata që ishin në pikën e hallin, mblidhen mijëra telefonat. Ne riatdhesuam 2 mijë persona. Serbia riatdhesoi 400 e ca mijë para masave dhe doli Presidenti i Serbisë dhe tha se jemi të dorëzuar sepse kemi hapur një gropë të madhe“,- deklaroi kryeministri Edi Rama.

 

SHKARKO APP