Papa Françesku kërkon të vizitojë Kievin por ka një kusht: Do të shkoj dhe në Moskë!

Papa Françesku është shprehur se është i gatshëm të shkojë në Kiev, por vetëm nëse viziton edhe Moskën. Sipas mediave të huaja, komentet Papa i ka bërë duke folur për gazetën argjentinase La Nacion, ku tha: “Unë jam i gatshëm të shkoj në Kiev. Dua të shkoj atje, por me kusht që të shkoj edhe në Moskë. Unë ose shkoj në të dyja vendet ose në asnjërën”.

Papa tha se mendon se një udhëtim në kryeqytetin rus “nuk është i pamundur”. Papa herë pas here ka bërë thirrje për paqe në konfliktin e nisur në Ukrainë, ku së fundmi pak ditë më parë, deklaroi se ishte i gatshëm që të bisedonte me presidentin Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës.

Papa ka vendosmerinë se duhet dhënë fund luftës, ndonëse dyshon se disa fuqi Perëndimore e duan këtë konflikt.

SHKARKO APP