Papa Francesku pret në Selinë e Shenjtë kryeministrin Edi Rama

Papa Francesco pret në Selinë e Shenjtë në Vatikan, kryeministrin Edi Rama.

Në pritjen te Papa ishte dhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama dhe djali i vogë, Zaho.

Vizita në Vatikan lidhet me 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- Vatikan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas bisedës, Papa Françesku i dhuroi kryeministrit Rama një basoreliev prej bronzi të Noes. Gjithashtu i dha atij dokumente papale, duke përfshirë mesazhin e këtij viti për Ditën Botërore të Paqes me temën “Kultura e kujdesit si një rrugë drejt paqes”, dokumentin mbi Vëllazërinë njerëzore për paqen botërore dhe të jetuarit së bashku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa kryeministri Edi Rama i dhuroi Papa Françeskut një ikonë të “Madonna dell’Avvento” dhe një ikonë të Shën Françeskut. Ai i dhuroi gjithashtu dy piktura dhe një letër nga Gjergj Fishta, një françeskan shqiptar, poet, filozof dhe i konsideruar si një nga shkrimtarët shqiptarë më me ndikim të shekullit të 20-të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?