BILD: Diktatori Lukashenko humbi, opozita fitoi thellë zgjedhjet
Gazeta më e madhe në Europë, BILD, këtë herë nuk ka shkruar për manipulimet e zgjedhjeve në Shqipëri, por për zgjedhjet në Bjellorusi. E njohur për qëndrimet e ashpra kundër liderëve të korruptuar dhe autoritaristë, ”Bild” shkruan se presidenti fuqiplotë Aleksandër Lukashenko ka vjedhur zgjedhjet. Sipas saj, opozita ka fituar dhe këtë e tregojnë votat e vërteta.
”Por të dhënat e qendrave të votimit tregojnë një gjë krejt tjetër. Kandidatja e opozitës, Svetlana Tichanovskaya ka shënuar një fitore të thellë”. Pas votimeve pati përplasje të dhunshme mes protestuesve opozitarë dhe policisë.
Liderja e opozitës, Tichanovskaya ka bërë thirrje për protesta paqësore. Vetëm në Minsk në rrugë dolën mbi 100 mijë njerëz, që u përballën me brutalitetin policor. Forcat e sigurisë përdorën topa uji, gaz lotsjellës dhe plumba goma. Ata i dhunuan turmat në mënyrë të përgjakshme. Interneti u bllokua. Policia i dhunoi me shkopinj gome, por pa sukses. Qytetarët në mbarë vendin po rrezikojnë jetën e tyre për liri dhe demokraci.
Presidenti e ka sunduar këtë republikë ish-sovjetike i vetëm për 26 vite. Synimi i rivales së Lukashenkos është që të fitojë zgjedhjet dhe të lirojë të gjithë të burgosurit politikë. Mes tyre është edhe i shoqi, Sergey, një blogger antiqeveritar.
A është ky një sinjal për qeverinë ”’Rama 2”? Situata do të jetë e njëjtë edhe në Shqipëri, ku opozita prej kohësh po përgatitet për një fitore të jashtëzakonshme kundër Rilindjes.
https://arkiva.kohajone.com/lukashenko-drejt-mandatit-te-6-te-shperthejne-protestat/