Pas reagimit amerikan flet numri dy në PD: Zgjedhje të blera!
Foli SHBA, zgjedhje me probleme e manipulime. Ambasadorja amerikane në OSBE tha shkoqur problemet me zgjedhjet e 25 prillit.
Pas deklaratës reagoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.
‘Shtetet e Bashkuara duke iu referuar misionit të OSBE-së konstaton se partia në pushtet, kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën lokale, keqpërdorimit të burimeve administrative.
Ne gjithashtu shikojmë konstatimin e tyre, se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem dhe akoma më shqetësuese janë publikimi i të dhënave të qytetarëve, përfshirë edhe preferencat politike të votuesve.
SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjës çdo individ, që shkeli ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme.- deklaron numri dy në PD.
https://arkiva.kohajone.com/deklarata-e-plote-shba-te-rrezojne-standardet-e-zgjedhjeve-te-rames-u-blene-vota-dhe-pushteti-perdori-administraten/
KOHA JONË SONDAZH

