Pasiguritë për vaksinën AstraZeneca, mjekja shqiptare në SHBA: Pezullojeni për dy javë injektimin në popullatë!
Në emisionin “Kjo Javë” në news24 drejtuar nga gazetarja Nisida Tufa, ishte e ftuar përmes një lidhjeje direkte, mjekja e njohur Rubina Muzina, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Teksas të SHBA-ve.
Muzina u ndal tek vaksina AstraZeneca, mbi 14 mijë doza të së cilës mbërritën mbrëmjen e djeshme në vendin tonë. Mjekja nënvizoi se Agjencia Evropiane e Barnave ka nisur një investigim lidhur me këtë vaksinë, për të parë efektet që ajo sjell, e për këtë, kërkoi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, që të paktën për dy javë, aq sa zgjat dhe hetimi i agjencisë, të pezullojë injektimin në popullatë.
Gjithashtu, mjeke Muzina u ndal dhe tek variantet e reja të virusit, më konkretisht atë britanik, që është prezent dhe në vendin tonë. Mjekja theksoi se variantet mund të kenë qenë më herët në vend, kjo shihet sipas saj tek infektimet e shtuara të të rinjve dhe rritja e infeksioneve në përgjithësi.
https://arkiva.kohajone.com/radio-shtetrore-gjermane-dw-vaksina-e-astrazeneca-eshte-ndaluar-nga-disa-shtete-te-be-per-shqetsime-serioze/
KOHA JONË SONDAZH

