Paskal Milo te Blendi Fevziu: Qëndrimi i Ramës në raport me BE na dëmton si Shqipëri
Ish-ministri jashtëm Paskal Milo në “Opinion” te Blendi Fevziu tha ndër të tjera se kjo që po bën kryeministri Rama që po hyn në konflikt me BE ka një strategji përsonale nga ana e Edi Ramës. Milo theksoi se Rama po rrezikon Shqipërinë në negociata me Brukselin, duke iu kundërvënë hapur në kërkesat e tyre të cilët (BE) iu drejtuan kryeministrit që të mos votonte Kodin Zgjedhor pa ardhur mendimi zyrtar nga Komisioni i Venecias.
Ish-ministri jashtëm i PS, Paskal Milo shtoi se kjo sjellje e Edi Ramës realisht e dëmton Shqipërinë, por ai e bën me qëllim që të përfitojë nga Kodi Zgjedhor me synimin që të mbledhë votat e partive të opozitës, që nuk kapin mandate deputeti.
Më tej Paskal Milo nënvizoi se kjo mbetet kosto personale e Edi Ramës, ndonëse e pësojnë gjithë shqiptarët nga shtyrja e negociatave.
Milo tha se edhe Kodi Zgjedhor është Kodi i vetmisë së madhe të PS, pasi nuk ka asnjë parti që mund të futet në koalicion me të.
Ndërsa Dashamir Shehi në analizën e tij tha se Edi Rama nuk ka asnjë interes që të shkojë drejt BE, sepse nëse ecim drejt Brukselit, atëhere kontrolli i financave do jetë nga ekspertët e BE dhe nuk mund të jepte Rama asnjë PPP, tenderim apo koncension nëse do ishte korruptiv. Nëse do ishim me negociata të pranuara nga BE, tha Shehi, nuk do të lejonin kanabisin, apo krimin, sepse do vinin specialistët antidrogë nga Europa. Prandaj Edi Rama nuk synon të futet në BE.