Patozi: Koha i dha të drejtë Ilir Metës. Ndryshimi i Kushtetutës në 2008 përkeqësoi politikën

Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, deklaron se koha i dha të drejtë Ilir Metës, kur në vitin 2008 hyri në grevë urie dhe kundërshtonte ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës. Në një reagim në Facebook, Patozi thotë se në atë kohë Ilir Meta kundërshtoi reformën zgjedhorë që i jepte më shumë pushte kryetarëve të partive, ndërsa ai vet si përfaqësues i PD-së e votoi atë reformë. Nga ata tjetër, Patozi kërkon që qëndrimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor të jetë një linjë zyrtare edhe e LSI-së.  Një ditë më parë, Presidenti Ilir Meta deklaroi se drama e zgjedhjeve në Shqipëri nisi me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë në vitin 2008.

Në atë kohë PD dhe PS arritën marrëveshje brenda dy ditëve dhe me bekimin e disa ambasadorëve votuan ndryshimin Kushtetutës, sistemit elektoral, duke futur listat e mbyllura me kandidatë që varen nga kryetarët dhe duke vendosur sistemin proporcional rajonal. Meta, që në atë kohë drejtonte LSI, e kundërshtoi këtë projekt duke parashikuar se ky sistem do të kthente autoriatarizmin e kryetarve dhe do e bënte vendin më pak demokratike.

Deklarata e plotë e Astrit Patozit në Facebook: “Jam dakord plotësisht me Ilir Metën

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam dakord plotësisht me Presidentin e Republikës, kur thotë se gjendja politike në Shqipëri u rëndua pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por do ta mbështesja më shumë në rast se do të shikoja që ky këndvështrim do të shndërrohej në qëndrim zyrtar të LSI-së, si njëra nga partitë kryesore të opozitës.

Do të ishte një kontribut i mirëpritur për kauzën e ndryshimit të sistemit, i cili, sipas meje, është përgjegjësi kryesor për krizën e thellë politike në Shqipëri.

Por mbi të gjitha, mendoj se do t’ia vështirësonte shumë misionin Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për ta mbajtur me thonj statuskuonë e listave të mbyllura, si thelbi i një pushteti okult dhe të pamerituar që është keqpërdorur për më shumë se 10 vjet.

Koha i ka dhënë të drejtë Ilir Metës, i cili asokohe ishte në grevë urie për ta kundërshtuar kryetarokracinë, ndërsa unë kam qenë njëri prej atyre që e kanë votuar atë gabim historik, edhe pse nisur nga një qëllim i mirë.

Por politika është dinamike dhe askush nuk mund të mburret për një meritë të dikurshme dhe as të mbajë në shpinë një faj gjithë jetën.

Jo thjesht ngaqë “koka e falur nuk pritet”, por edhe sepse ka gjithmonë kohë dhe mundësi për t’i ndrequr problemet e shkaktuara nga vendimmarrje të gabuara.

Ka vetëm një kusht për të qenë i besueshëm: që, si ndjesa, ashtu edhe distancimi, duhet të bëhen pa hipokrizi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?