PD: Berisha u strehua te partia e Metës, nëse i zgjidhni merrni edhe Ramën
Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës, për faktin që Komisioni i Rithemelimit të PD-së dhe LSI-ja, janë bashkë në koalicionin e quajtur ”Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit për 6 bashkitë e vendit. Sipas PD-së, Berisha u strehua te partia e Metës, por nëse shqiptarët zgjedhin këtë dyshe sipas PD-së, merr edhe Edi Ramën.
Deklarata e plotë
Shqipëria duhet të ndahet nga politika e vjetër që gjithçka e ka në funksion të interesave personale të politikanëve. Sot Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës, e po i përdor demokratët për hallet e tij dhe të ilir Metës.
Demokratët e kanë kuptuar se Sali Berisha dhe Ilir Meta po i përdorin, prandaj çdo ditë demokratët po dinstancohen nga farsa Berisha.
Tashmë jo vetëm për demokratët, por për të gjithë shqiptarët është e qartë se nëse zgjedh Berishën e Metën merr Ramën, nëse zgjedh Ramën merr Berishën dhe Metën.