PD cakton kandidatin e Shkodrës për zgjedhjet e 6 marsit
Kryesore E Mërkurë, 2 Shkurt 2022 17:01
Xhemal Bushati është propozimi i degës së PD-së së Shkodrës si kandidat për zgjedhjet e 6 marsit.
Sipas procedurës, kandidati i propozohet kryesisë së PD dhe me pas do të certifikohet nga Këshilli Kombëtar i PD.
Bushati do të jetë përballë Bardh Spahisë nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” dhe Majlinda Angonit nga Partia Socialiste në garë për të marrë drejtimin e bashkisë më të madhe të veriut.