PD dhe LSI, qëndrime krejt të ndryshme për bashkëpunim me PS
Petrit Vasili, numri dy në LSI, ka deklaruar sonte në syri.net se “Pa zgjidhur para shqiptarëve fajësinë, përgjegjësinë dhe gjithçka që kanë bërë më 25 prill nuk mund të flitet për asgjë tjetër. Ç’të bëjmë? Të riciklojmë 5 qershorë të tjerë? Unë di që Edi Rama ka thënë se do të marr një mandat të katërt. Pyetja ime është, këta janë reformatorët e Shqipërisë? Mund të bëjnë reforma këta?! Këta duhen rrëzuar e jo të bisedosh me ta”.
Ndërkoha PD me anë të Lulzim Bashës ka thënë se do të ulemi me PS në tavolinë vetëm për Reformën Territoriale dhe Reformën Zgjedhore.
Siç duket, nga deklarimet e PD dhe LSI, ka qëndrime krejt të kundërta në raport me PS, ndonëse ishin në një Front Opozitar para 25 prillit.
KOHA JONË SONDAZH

