PD-ja ka vdekur, por edhe ashtu ajo do t’i mbetet grupit BASHA

Nga Nilda Halili-

Dorëheqja e Lulzim Bashës është një dorëheqje djallëzore për të mbetur aty prapë, ndonëse pa patur firmën formale si kryetar. Nuk ka asnjë njeri që e beson se Enkelejd Alibeaj me Gazmend Bardhin do të ndërmarrin seriozisht dhe sinqerisht një nisëm për të përbashkuar dy pjesët demokrate, sepse gjëja e dytë që duhet të bënte kjo kupolë e llastuar në zyrat demokrate, ishte që fill pasi Basha e dha dorëheqjen, duhej që edhe Gazmend Bardhi të ikte. Mundet edhe Alibeaj dhe të rrinte vetëm Jorida Tabaku, e cila mbetet njeri me karakter dhe e pa akuzuar.

E gjitha kjo që po ndodh në PD-në zyrtare është një maskaradë. Gjithçka po luhet me hile dhe me një strategji finale që PD-ja të vazhdojë të jetë jo e bashkuar, pasi kështu i duhet Edi Ramës dhe ndonjë ambasadori të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe për dreq që t’jua zgjasë pisllëkun këtyre që la Basha në Seli, ka ardhur dhe kryeneçësia e ish-kryeministrit Berisha që thotë se do të kandidojë për kryetar në PD. E kjo e prish bashkimin, që në të vertetë pjesa e mbetur me vulën e PD-së të grupit Basha, as që e ka ndërmend të ofrojë zgjidhje e bashkim. Tashmë bëjnë sikur duan, pasi tundin formulën “bashkohemi, por pa Berishën lider”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse nisemi se kush është faktor në PD, patjetër që Berisha është shumica, është lideri, është përballja radikale që e frikëson qeverinë Rama. Por për dreq nuk e rrëzon dot edhe kjo Edi Ramën.

PD-ja ka nevojë për emër të ri kryetari ku të bien dakort të gjitha fraksionet apo pjesët demokrate. Bile edhe partitë e opozitës të shkrihen në një FRONT të ri antiRama, duke hapur FRONTIN me njerëz nga shoqeria civile, media, personalitete të fushave të ndryshme, etj.

Ndryshe asgjë nuk ndodh. Edi Rama do të vazhdojë kryeministër sa të dojë.

Dhe sigla e vula PD do të jetë aty në dorën e njerëzve të Bashës, duke u shtrydhur nga Edi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?