PD: Të shkarkohet Agim Kajmaku. U konfirmua se është arrestuar në Greqi

Sekretari i i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, deklaroi sot se prokuroria shqiptare ka konfirmuar akuzat ndaj kryebashkiakut të PS-së në Vorë, Agim Kajmaku për arrestimin e tij në Greqi. Sipas PS, shenjat e gishtërinjve të Agim Kajmakut, i zgjedhur kryetar bashkike në Vorë me votimet 1 partiake të 30 qershorit, janë të njëjtat me ato të Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi për falsifikim parash disa vite më parë.

Po sipas, PD, konfirmohet se kemi të bëjmë me të njëjtin person që është arrestuar në Greqi dhe më pas ka ndryshuar emrin dhe është zgjedhur nga Rilindja si kryetar i Bashkisë. Në një dalje për media, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, deklaroi se vetëm pak minuta më parë në selinë e PD ka mbërritur përgjigjja e Prokurorisë, në të cilën është konfirmuar përputhshmëria e shenjave të gishtërinjve të Agim Kajmakut me Jorgo Toton.

Nga informacioni i zyrës Interpol Greqi rezulton se nga krahasimi daktiloskopik i gjurmëve të gishtave te shtetasit Agim Kajmaku me gjurmët daktiloskopike që ndodhen në bazën e të dhënave kriminale të Greqisë, rezulton se këto gjurme përputhen me gjurmët e gishtave të shtetasit Jorgo Toto.

Nga verifikimet e kryera konfirmohet se Agim Kajmaku ka patur dijeni të plotë në lidhje me faktin se ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor në zhvillim”,- tha Gazemend Bardhi.

Përfaqësuesi i PD-së deklaroi se ligji shqiptar parashikon shkakrimin e Kajmakut dhe nisjen e procedimit penal ndaj tij. “Kjo sepse ai është arrestuar në flagrancë dhe ka dalë para gjykatës greke, ku i është bërë e ditur e gjithë procedura që do të ndiqet ndaj tij. Nga ana tjetër, rezulton se Agim Kajmaku ka kryer veprime konkrete për fshehjen e këtij fakti para autoriteteve shqiptare, duke ndryshuar në datën 30 Mars 2004 emër/mbiemër nga “Jorgo Toto” në Agim Kajmaku, si dhe duke mos e deklaruar këtë fakt në formularin e dekriminalizimit. Çdo alibi e krijuar nga Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij në Bashkinë e Vorës, është rrëzuar”,- deklaroi Gazmend Bardhi.

Denoncimi i Kajmakut nga PD u bënë në muajin gusht. Deri më sot, PS nuk ka mbajtur asnjë qëndrim lidhur me denoncimet e bërë ndaj zyrtarit të zgjedhur në votimet një partiake të 30 qershorit.

Përgjigja e Prokurorisë për Agim Kajmakun

VIDEO/Deklarata e Gazmend Bardhit

LIVE - Sekretari i Pergjithshem Gazment Bardhi deklaratë për mediat 28 tetor 2019

SHKARKO APP