Përgatituni për “javën e ferrit”!

Temperaturat vazhdojnë vetëm të ngrihen. Shqipëria përgatitet të futet në “javën e ferrit” nga dita e hënë, kur temperaturat do të shkojnë mbi 38 gradë celsius. Edhe kjo javë që po mbyllet (ditën e nesërme) ishte tmerr, por sipas meteorologëve akoma nuk kemi hyrë në valën e nxehtë, ku mezi mund të marrësh frymë.

Mjekët paralajmërojnë për fëmijët dhe të moshuarit të mos dalin nga shtëpia. Piku do të jetë çdo ditë nga ora 12.00-16.00.

Parashikohet që në disa zona si Elbasan, Berat dhe Gjirokastër temperatura të shkojë në 43 gradë. Por edhe në qendër të Tiranës. Ndërkohë në SHBA në disa zona ka arritur në 53.8 gradë.

Toka po ngrohet, akullnajat po shkrijnë, kurse liderët botërorë e kanë mendjen te lufta dhe fitimi!

SHKARKO APP