Petrit Vasili: Ligji i Bashkëqeverisjes që zëvendëson punonjësit e shtetit me spiunë rilindas
Kryesore E Mërkurë, 1 Dhjetor 2021 11:42
Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar për ligjin e bashkëqeverisjes që një ditë më parë Presidenti Meta e ktheu në Kuvend për rishqyrtim.
Sipas tij ky ligj “është vetëm dëshmi e një qeverisje, që nuk ekziston, që abuzon me pushtetin e saj dhe që nuk u shërben për asgjë qytetarëve”.
Postimi i plotë:
Ligji i Bashkëqeverisjes, që zëvendëson punonjësit e shtetit me spiunë rilindas!
Presidenti ktheu për rishqyrtim ligjin e Bashkëqeverisjes, një shans shumë mirë për t’i dhënë fund një turpi.
Ky ligj i Bashkëqeverisjes është vetëm dëshmi e një qeverisje, që nuk ekziston, që abuzon me pushtetin e saj dhe që nuk u shërben për asgjë qytetarëve.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për spiunë rilindjeje të kryeministrit, por për shërbëtorë publikë që kryejnë punën e tyre.
Shërbimet që qytetarët i paguajnë me taksat e tyre nuk mund t’i marrin në zyrat e shtetit dhe afër banesës së tyre, por duhet t’u luten spiunëve të rilindjes, që të zgjidhin hallet.
Ky centralizim i marrë, që kërkon të realizojë ky ligj është thjesht një sipërmarrje e çmendur e një kryeministri të çmendur, që do të shënojë dështimin e radhës, që do të rëndojë qytetarët.
Ky ligj si një tumor që i kundërvihet Kushtetutës dhe që hyn në mes të disa ligjeve e bën këtë duke shpërbërë e asgjësuar edhe arritjet e vogla të sistemit administrativ shtetëror të arritura në vite.
Kthimi i punonjësve shtetërorë në viktima të spiunëve të rilindjes, që synon të legalizojë ky ligj është kaq i çmendur sa edhe diktaturat do t’i linte pa gojë.
Mjerim i madh për deputetët e rilindjes, që votojnë symbyllur çdo lloj pisllëku që kryeministri u vendos në tavolinë duke u dalë haptas kundër qytetarëve.
Një ligj që përfaqëson një turp të vërtetë juridik për mënyrën se si është shkruar.
Kthimi i ligjit krijon një hapësirë të re për tu tërhequr nga kjo marrëzi, që nuk ndihmon kërkënd, por vetem ju nxin jetën shqiptarëve.
P.S. Deputetët rilindas të shplarë nga personaliteti me siguri që do të rrëzojnë dekretin e presidentit me pathos skizofrenik që të gëzojnë skizoidin në krye të qeverisë.