Petrit Vasili: Propozimi i McAlister firmos fundin politik të Edi Ramës
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për propozimin e politikanit gjerman, Devid McAlister, i cili sot kërkoi hapjen e negociatave me kushte për Shqipërinë.
Vasili shprehet se “propozimi McAlister do të thotë vulosja e 9 kushteve gjermane, si provë dështimi e Edi Ramës. Thënë me thjesht nga nëntori i vitit 2016 kur Shqipëria mori rekomandimin për hapjen e negociatave kishte vetëm pesë kushte. Asnjë prej këtyre kushteve nuk u përmbush përkundrazi u shtuan kushte të rënda”.
Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:
“Propozimi McAlister fundi i sigurtë i Edi Ramës! Propozimi i McAlister për një po të kushtëzuar për hapjen e negociatave, për anëtarësim do të thotë fundi i sigurtë dhe pa asnjë kthim i Edi Ramës.
Propozimi McAlister do të thotë vulosja e 9 kushteve gjermane si prove deshtimi e Edi Rames. Thënë me thjesht nga nentori i vitit 2016 kur Shqiperia mori rekomandimin per hapjen e negociatave kishte vetem pese kushte. Asnje prej ketyre kushteve nuk u permbush perkundrazi u shtuan kushte te renda.
Kushte renda si: krimi zgjedhor dhe pandëshkueshmeria skandaloze e tij pas kapjes se prokurorise,u kryen zgjedhje te paligjshme ne 30 qershor duke shkelur kushteten dhe dekretet e Presidentit, u shtua hartimi i reformës zgjedhore plus zbatimi i saj, u shtua plotësimi i gjykatave Kushtetuese e të Lartë, si prove e bllokimit dhe kapjes se reformes ne drejtesi, qe la vendin pa gjykata.
Fajtor i vetem dhe armiku publik i integrimit europian te Shqiperise evidentohet qarte Edi Rama. Ndaj propozimi i McAlister eshte asgjesini politik i Edi Rames dhe prova se me te ne qeveri Shqiperia ben vetem mbrapa dhe s’ka asnje perspektive qe te beje perpara.
Kushtet e shtuara kane te bejne qarte vetem me vitet kur Edi Rama rrembeu ne menyre kriminale i vetem pushtetin. Pra propozimi i McAlister eshte shkrirja ne furren e demokracise te tepsise dhe timonit te Edi Ramës”.