Petrit Vasili: Rama po i vdes shqiptarët në borxhe
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për borxhin e fundit që qeveria “Rama” ka marrë në tregjet ndërkombëtarë. Në një shënim në Facebook, Vasili shprehet se qeveria “Rama” do të mbahet mend si kabineti që ka marrë më shumë borxh se çdo paraardhës i tij.
“Edi Rama i vdes shqiptarët në BORXHE, i rriti 1300 % ! 5 miliard PPP + 1 miliard tërmeti+ 650 milion eurobond = 6 miliardë e 650 milionë BORXH. Kur erdhi ne pushtet në 2013 kishte vetëm 500 milion euro borxh. Pas 7 vjetësh në pushtet Edi Rama e rriti borxhin 13 herë ose 1300%”,- shprehet Vasili.
Nënkryetari i LSI-së shton se kryeministri Edi Rama është i paaftë të zhvillojë ekonomikë dhe të vetëm zgjidhje që ka gjetur është marrja borxh.
“I paaftë të rrisë ekonominë! I paaftë të mbledhë të ardhurat. I paaftë të thithë investime! I kapur për fyti nga oligarkët! I kapur për fyti nga korrupsioni! I kapur për fyti nga paratë e pista! Edi Rama dhe zullumi i tij do të bien për vite të tëra mbi shpatullat e të gjithë shqiptarëve një për një”,- shprehet Petrit Vasili.