Petrit Vasili: SPAK zgjohu! Heto Edi Ramën, për ligj e humanizëm!

Nga Petrit Vasili

Ja faktet! SPAK zgjohu, për ligj e humanizëm heto Edi Ramën për Pandeminë!
I gjithë drejtimi i Pandemisë u përqëndrua nga Edi Rama qëllimisht në dorën e tij.
Rama bëri kryeministrin, epidemiologun dhe infeksionistin me kurajën karakteristike të injorantit dhe arrivistit politik të semurë.

Dështimi është një fakt i vërtetë dhe i hidhur.
Shifrat flasin vetë. Janë shifra të rënda.
Asnjë bëlbëzim i Ramës dhe i ministrisë nuk fsheh dot këtë të vërtetë, patetizmat farse dhe hipokrite nuk ndihmojnë askënd.
Refuzuan me arrogancë te marrë çdo sugjerim konstruktiv dhe profesional që u bëmë.
Pasojat i vuajnë shqiptarët.
Përgjegjësia e Ramës është shumë e rëndë. Rendojnë mbi të dhjetëra jetë njerëzish e qindra e qindra të infektuar.
SPAK jo vetëm në respekt të detyruar të ligjit por edhe për humanizëm duhet të kish filluar hetimin ndaj Ramës.
Prokuroria në Itali ka thirrur kryeministrin Kontë për çështjen e administrimit të pandemisë.
Meqënese SPAK nuk i gjen dot faktet për të filluar hetimin ndaj Edi Ramës për menaxhimin kriminal të Pandemisë po e ndihmojmë ne me deklarimet e rrezikshme dhe me pasoja të Edi Ramës.

Lexojini vetë deklarimet e tij skandaloze:
Rama në 2 maj deklaronte:
“Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”, shprehej Rama.
Ja çfarë thoshte po ky Rama në 2 qershor:
“doni, nuk doni ju që insistoni të flisni nga distanca sociale, ndërkohë që unë përgjigjem, ky është një sukses i madh fare i shtetit shqiptar, i shëndetësisë shqiptare dhe i popullit shqiptar, padiskutim – deklaronte Rama më 2 qershor.
Me 18 mars Rama refuzonte përdorimin e maskave:
“Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë”.
Me 17 mars Rama refuzonte të bënte testime, ja çfarë thoshte:
“Ne s’kemi nevojë për testime, duhet të sillemi sikur e kemi virusin, e të mbrojmë veten, të mos bëhemi shkelës të rregullave me idenë që ne s’kemi asgjë. Nëse bëhen testime për ata që kanë shenja të lehta mjafton marrja e masave, se në fund të ditës ju thuhet rrini në shtëpi, pra edhe kur testi del pozitiv u thuhet rrini në shtëpi, s’të merr njeri në spital për shenja të lehta, thuhet: rri në shtëpi”.

SHKARKO APP