Petrit Vasili: Tre “analfabetë” në KLGJ!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar sërish lidhur me shkarkimin e Ardian Dvoranit nga Gjykata e Lartë dhe KED.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se, surprizë nuk përbën shkarkimi i Dvoranit 6 me 3, por, cilët janë këta tre anëtarë që votuan kundër, që ai Vasili i quan edhe “analfabetë”.

Në vijim postimi i plotë i nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili

Tre “analfabetë” në KLGJ!!

Dje Këshilli i Lartë Gjyqësor me votimin 6 me 3 largoi Dvoranin, që turpërisht dhe klientelisht vegjetonte në Gjykatë të Lartë pafundësisht në vite.

Ky vendim nuk përbënte ndonjë surprizë sepse rasti Dvorani ishte shumë i qartë, i trashë dhe i thjeshtë.

Surpriza “madhështore” ishin në fakt 3 anëtarët e KLGJ që votuan kundër.

Pyetja më naive në botë është: A kanë mbaruar klasën e parë fillore këta tre anëtarë?

Aritmetika e klasës parë fillore del dhe tepron për të vendosur te rasti Dvorani.

Prandaj këta tre anëtarë pas këtij votimi kundër të tyre për pasojë mund të quhen me plot gojën analfabetë.

Publiku duhet të dijë menjëherë për hir të trasparencës emrat e këtyre treve,
sepse analfabetizmi i ulur këmbëkryq në KLGJ është hall i madh për shqiptarët.

P.S. Analfabetë këta të tre nuk janë, ndërsa analfabetë “mavi” po.

SHKARKO APP