Pezullimi i Çakos/Manjani: Deklaratat politike nuk ndihmojnë zbatimin e ligjit

Pezullimi nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako për çështjen e përgjimeve ka kapur në befasi klasën politike. Nga Partia Socialiste deri tani ka vetëm reagime individuale të deputetëve, të cilët  e cilësohej hetimin e Prokurorisë dhe vendimin e Gjykatës si reagim të asaj pjese të sistemit të drejtësisë që është kundër reformës në drejtësi.

Ndërkohë Porkuroria mësohet se ka nisur hetim dhe për Ministrin e Brendshmëm Saimir Tahiri.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i kontaktuar nga mediat shprehet se kjo është një çështje që ka të bëjë me zbatimin e ligjit dhe nuk duhet të bëhen komente. Në një njoftim për mediat, Ministria e Drejtësisë shprehet se “ligjërimi politik nuk do të ndihmonte aspak për ecurinë e çështjes”.

“Në përgjigje të interesit të medias lidhur me qëndrimin e Ministrit të Drejtësisë, z. Ylli Manjani mbi vendimet e Gjykatës së Tiranës, përfshirë edhe atë për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, z. Haki Çako, Ministri Manjani bën me dije se këto janë çështje të zbatimit të ligjit dhe nuk mund të komentohen nga ana e tij, sikurse edhe ligjërimi politik nuk do të ndihmonte aspak për ecurinë e çështjes”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Përgjimet/Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë

SHKARKO APP