Prokuroria zbardh dosjen e Tom Doshit
Prokuroria e Përgjithshme çoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultatet e verifikimit për Tom Doshin. Ky proces nisi për shkak të kandidimit të tij në zgjedhjet e 25 prillit dhe prej tij ka dalë se Doshi është marrë i pandehur nën akuzë për disa vepra penale.
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme Doshi rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë me 1 vit burg në maj të vitit 1990 për akuzën “sjellje e padenjë në shoqëri”, ndërkohë që ishte akuzuar edhe për “plagosje të rëndë me dashje” të kryer në bashkëpunim.
Politikani Tom Doshi rezulton se është marrë si person nën hetim apo i akuzuar për disa vepra penale, si:
ii. Rezulton të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nr. 18, datë 25.05.1990, nga Gjykata e Rrethit Durrës, për kryerjen e kundravajtjes penale “Sjelljes së padenjë në shoqëri” dhe, në bazë të nenit 121 dhe 31/a të Kodit Penal të kohës, është dënuar me 1 (një) vit heqje lirie, duke filluar vuajtja e dënimit nga data 26.02.1990.
iii. Rezulton të ketë qenë person nën hetim apo i akuzuar për kryerje të veprës penale:
– “Plagosjes së rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Sjellje e padenjë në shoqëri”, të parashikuar nga nenet 90/2, 13 e 129 të Kodit Penal, në çështjen penale nr. 95, datë 26.02.1990, nga Prokuroria e Rrethit Durrës, e cila e ka dërguar për gjykim më datë 26.04.1990;
– “Organizimit dhe pjesmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, parashikuar nga neni 262 i Kodit Penal, në procedimin penal nr. 1, datë 20.01.2012, rregjistruar në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila ka vendosur, pushimin e çështjes penale, bazuar në nenin 328/1, gërma “d” të Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 5 të ligjit nr. 107/2012, datë 08.11.2012 “Për dhënie amnistie”:
– “Goditjes për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal, ndryshuar në “Dëmtimeve të tjera me dashje” të parashikuar nga neni 90, prg. 2 i Kodit Penal, në procedimin penal nr. 2, datë 13.03.2008, regjistruar nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila, më datë 12.04.2008, ka vendosur të pushojë çështjen penale, mbështetur në nenin 59, nenin 328, pika 1. gërma “c”, dhe nenin 329 të Kodit të Procedurës Penale:
– “Kallëzim i rremë”, “Deklarimit të rremë para prokurorit” dhe “Kanosje për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, parashikuar nga neni 305. 305/a, 312/a të Kodit Penal, në procedimin penal nr. 1, datë 20.03.2015, regjistruar nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila e ka dërguar për gjykim, në Gjykatën e Lartë, më datë 23.06.2015;
– “Refuzimit për deklarim, mosdeklarim. fshehje ose deklarim i rremë i pasurive dhe interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose të çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a/2 të Kodit Penal, në procedimin penal nr. 7, datë 09.06.2015, regjistruar nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila e ka dërguar për gjykim, në Gjykatën e Lartë, më datë 12.06.2017;
iv. Nuk rezulton të jetë dënuar me vendim gjyqësor jopërfundimtar nga një autoritet giyqësor shqiptar, për një çështje penale të pa zgjidhur me vendim gjyqësor të formës së prerë.
v. Rezulton të ketë qenë i ndaluar nga Drejtoria Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të udhërit të lëshuar më datë 26.03.2015 nga Prokuroria e Përgjithshme, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kallëzimit të rremë”, “Deklarimit të rremë para prokurorit” dhe “Kanosje për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rreme”, parashikuar nga nenet 305, 305/a, 312/a të Kodit Penal, për periudhën nga data 26.03.2015 deri më datë 28.03.2015, pasi i është caktuar nga gjykata masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale;
vi. Rezulton të ketë qenë i arrestuar në burg, nga Hetuesia e Rrethit Durrës, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Sjellje e padenjë në shoqëri”, të parashikuar nga nenet 90/2, 13 e 129 të Kodit Penal, për periudhën nga data 26.02.1990 deri më 26.04.1990, dënuar më datën 25.05.1990.
vii. Rezulton të ketë qenë i siguruar me masë shtrënguese të sigurisë personale:
– “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin nr. 5, datë 28.03.2015, nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kallëzimit të rremë”, “Deklarimit të rremë para prokurorit” dhe “Kanosje për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, të parashikuar nga nenet 305, 305/a, 312/a të Kodit Penal, deri më datën 28.04.2015;
– “Detyrim për ti paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin nr. 15/1, datë 28.04.2015, nga Kolegji i Penal i Gjykatës së Lartë, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kallëzimit të rremë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 305-25 të Kodit Penal, deri më datën 23.06.2015.
viii. Rezulton të mos i lejohet hyrja (shpallur “non grata”) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas neni 7031 (c), të Aktit të Përvetësimeve të Konsoliduara FY 2017, të nxjerrë nga Sekretari i Shtetit, njoftuar publikisht më datë 16.04.2018 nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të lartë;
ix. Nuk rezulton të ketë indicie apo të dhëna a rrethana, fakte të bëra publike apo informacion, me qëllim verifikimi:
– për veprimtari kriminale të kryer jashtë territorit të Republikës së Shqipërisē;
– për qënien në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj, si i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre penale;
– për urdhër kërkimi ndërkombëtar lidhur me kryrjen e ndonjë vepre penale prej tij;
– debime nga territori i ndonjë shteti jashtë territotit të Republikës së Shqipërisë;
– përdorimin e të dhënave personale/gjeneraliteteve të tjera./Marrë nga Newsbomb.al