Po foli ish-ministri Lefter Koka nuk ndalojnë arrestimet VIP në mazhorancë!

Sot në ditën e dytë të Vitit të Ri, ish-ministri Lefter Koka, shpresoi se do të dilte me një masë më lehtësuese, të paktën në arrest shtëpie.

Por ish-ministri i Mjedisit do të vijojë të qëndrojë në burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit. Në seancën e sotme, Apeli ka vendosur që të lë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe ish-ministri Lefter Koka do të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Tashmë shpresat për masë sigurie me të lehtë se sa burgu duken larg për Lefter Kokën. Me sa duket edhe ish-shokët në mazhorancë e duan në burg që të mos shikojë dritën e diellit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dosja e inceneratorëve mbetet dosja më përveluese për mazhorancën e PS-së. Nëse shkohet deri në fund nuk ndalojnë sirenat e furgonit të burgut duke marrë nga mazhoranca!

Swiss Digital Mobile Reklama

Por deri më sot Lefter Koka akoma nuk ka folur, ai ka thënë se ka zbatuar Ligjin.

Nëse flet ish-ministri Koka, kur ta shikojë se përfundimisht të gjithë e braktisën dhe do të mundohen t’ia faturojnë vetëm atij gjithçka për inceneratorët, ka mundësi të rrëfehet.

Rrëfimi i tij do të drithëronte krejt mazhorancën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?