“Po shkohet në bashkëqeverisje PS-PD”
Pas vendimit amerikan ndaj ish-kryeministrit Berisha ka reaguar njeriu me i afërt me PD dhe Berishën.
Analisti Çim Peka, i ftuar në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV, komentoi vendimin e SHBA për të mos lejuar hyrjen në vend të Sali Berishës.
“Ne po shkojmë drejt regjimit parti-shtet. Qëllimi final është bashkëqeverisja. Amerikanët po i japin më shumë rëndësi stabilokracisë. Duan një qeveri që nuk u thotë për asgjë dhe njerëz pa profil të lartë,” tha Peka.
Sipas tij, reagimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha ishte i ftohtë.
Kryeministri Rama ka bërë disa thirrje Lulzim Bashës për bashkëqeverisje. Por për momentin Basha është në fushatë për të rimarrë mandatin e kryetarit të PD-së ndaj duket se e ka rritur dozën e sulmit ndaj Ramës gjatë kësaj kohe.
Ndërkohë Berisha ka qenë kundër një bashkëqeverisje PS-PD.
Ajo çka thotë analisti pranë PD-së tregon se diçka po luhet në prapaskenë për marrëveshje Rama-Basha në shtator, kur fillon sesioni i ri parlamentar.
KOHA JONË SONDAZH

