Po vjen supërdimri. Ja akset kombëtare më të rrezikshme . Minus 15 gradë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se ditën e nesërme dhe në vazhdim, pritet një përkeqësim i motit, që do të shoqërohet me ulje temperaturash dhe reshje intesive shiu dhe bore. Sipas buletinit të Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) moti, në të gjithë territorin e vendit, pritet të jetë me reshje shiu dhe bore, të cilat do të shoqërohen me ulje të theksuara të temperaturës. Për pasojë të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rurale në lartësinë mbi 200 m mbi nivelin e detit, do të preken nga bora dhe ngricat.

Sipas parashikimeve, akset rrugore që mund të preken janë:

Shkodër-Koplik-Hani i Hotit; Shkodër-Kelmend; Shkodër-Lezhë-Milot; Vau i Dejës-Pukë; Pukë-Fushë Arrëz; Fushë Arrëz-Qafë Mali; Qafë Mali-Bajram Curri-Valbonë; Qafë Mali-Kukës-Morinë; Bajram Curri- Helçan-Krumë; Krumë-Kukës-Morinë; Rruga e Kombit Milot-Rrëshen-Morinë; Milot-Burrel- Qafë Buall- Bulqizë- Peshkopi-Maqellarë; Peshkopi-Kukës; Peshkopi-Steblevë-Librazhd; Librazhd-Prrenjas-Qafë Thanë; Pogradec- Korçë-Kapshticë; Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik-Tre Urat; Korçë-Voskopojë; Korçë-Dardhë; Korçë-Lozhan-Moglicë-Gramsh; Gramsh-Cërrik-Elbasan; Berat-Poliçan- Çorovodë; Memaliaj-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë; Gjirokastër- Qafë Gjashtë- Sarandë; Vlorë-Llogara-Himarë -Sarandë si dhe të gjitha akset rurale që komunikojnë me këto akse rrugore.

Sipas buletinit të IGJEUM, reshjet e borës pritet të nisin nesër në mëngjes, por në lartësi mbi 700m. Një ditë më pas të shtunën, dt.16, pritet të bjerë sasia më e madhe; në Qendër dhe në Jug mbi 300 m, ndërsa në Veri edhe në 200 m.

Rrethet që pritet të preken nga dëbora deri në fund të ditës së shtunë janë kryesisht në rajonet lindore të vendit, nga veriu në jug.

Ndërkaq reshjet e shiut pritet të jënë në sasinë më të lartë në qarkun e Shkodrës ku mund të shkojnë deri në 90 mm. Njëherësh në disa rreth të tjera si Tirana, Elbasani, Lezha, Kukësi, Dibra mund të shkojnë deri në 45 mm gjatë 24 orëshit.

Për t’u paraprirë situatave të vështira e problematike, MPB ka udhëzuar prefektët dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal që të marrin masat e duhura, sidomos në drejtim të mirëmbajtjes së akseve rrugore duke inspektuar gatishmërinë e mjeteve, forcave, si dhe depozitimin e granileve dhe kripës në segmentet problematikë. Po kështu janë porositur autoritetet vendore që të mbikëqyrin punën e subjekteve të kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve dhe të koordinojnë veprimet me grupet e ngritura nga prefekti.

SHKARKO APP