Polici 25 vjeçar që vrau kolegun: Më ofendonte, me shau nga familja…!
Ngjarja e djeshme në komisariatin nr.3 në Tiranë mbetet një episodet më të rënda në policinë e Tiranës.
25 vjeçari, Ludjan Zaimi, 25 vjeç qëlloi me armë zjarri kolegun Çaush Saliasi, 55 vjeç duke i shkaktuar vdekjen. Por 25-vjecari në dëshminë e tij para hetuesve ka thënë se me viktimën ka pasur përplasje herë pas here. Sipas deshmisë së tij 55-vjeçari e shante dhe ofendonte. Ai shton se Saliasi konsumonte shpesh alkool.
“Po bënim instruktazhin në momentin kur ndodhi ngjarja. Çaushi vijoi me përsëritjen e fjalëve dhe veprimeve fyese ndaj meje, me shau nga familja dhe ofendime te tjera, nuk durova dhe e qëllova. Jam përplasur edhe më herët me të, edhe në kohën kur kemi qenë në krye të detyrës, pasi me ofendonte shpesh. Konsumonte alkool dhe shfaqte sjellje denigruese ndaj meje dhe e kam duruar gjate gjithë kohës.
Jam penduar për veprimin që kam bërë, ishte moment dobësie dhe mungese të vetëpërmbajtjes nga ana ime”, ka thënë 25-vjeçari.