Ngjarja e Elbasanit duhet ti kalojë SPAK e jo prokurisë së Elbasanit
Policia e Shtetit ka dhënë detaje për ngjarjen e sotme në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona, mes të cilëve dhe një efektive policie.
Policia nuk jep detaje se cila ka qenë arsyeja e vertetë e konfliktit dhe nëse në makinën e Pjerin Xhuvanit janë gjetur euro apo karta identiteti.
Policia thotë se ngjarja po hetohet nga prokuroria, ndërkohë që një prej kandidatëve të PS në këtë qark ka vëllain drejtues në Prokurorinë e Rrethit të këtij qyteti.
Ndaj kjo ngjarje duhet hetuar nga SPAK e jo nga prokuroria e rrethit Elbasan e cila ka konflikt interesi, pasi siç thamë njeri prej kandidatëve të PS, është vëllai i kryeprokurorit të Elbasanit.
Kjo dosje duhet kaluar në SPAK si hetim, pasi PD-ja akuzon se kjo është një përplasje mes tyre dhe bandës së PS-së që blen vota.
Persona të plagosur:
Emiljan Prenga, 39 vjeç
Pavlo Vuksani, 50 vjeç
Eltjon Bodinaku, 32 vjeç
Xhensila Sota, 27 vjeçe ( punonjëse e policisë).
Deklarata e Policisë së Shtetit për ngjarjen në Elbasan