Pranverë 2022, zgjedhje të parakohshme vendore. Tirana përplasja e madhe

Nga Herion Mesi-

Mosnjohja e zgjedhjeve të 25 prillit nga PD dhe LSI është vendim zyrtar. Sipas tyre ka fakte e video se si u blenë votat me miliona euro, si votat e pavlefshme u kaluan në favor të PS-së, si u përdor buxheti shtetit për të marrë votat e hallexhinjve të termetit, si u përdoren të dhënat personale te 920 mijë qytetarëve të bashkisë së Tiranës për të survejuar dhe përndjekur qytetarët për bindjet e tyre politike (si në kohën e diktaturës), etj.

OSBE-ODIHR dhe ambasadorja amerikane në këtë organizatë kanë shumë hezitime për njohjen e zgjedhjeve të 25 prillit, sepse dihet masakra që u bë prej qeverisë.

Ndaj nisur nga këto vjedhje dhe blerje të votave në mënyrë masive, kryeministri Rama është gati ti bëjë çdo ofertë PD-së. E tha hapur në mitingun e pas 25 prillit në sheshin “Skenderbej” se mbetet i hapur për çdo marrëveshje-pazar me Lulzim Bashën. Por Basha ka probleme lidershipi në selinë blu. Shumë syresh në atë seli po i kërkojnë dorëheqjen se nuk arriti të ndalojë Edi Ramën në masakrën elektorale që ai bëri. Ndaj Basha nuk ka sesi ta pranojë një pazar të tillë.

Po e pranoi, kjo mbetet mbetet vetvrajse politike me dorën e tij!

Ndaj duket se Edi Rama po ofron një marrëveshje tjetër ; afrimin e zgjedhjeve vendore. Dihet se si u bënë zgjedhjet vendore, me një parti dhe të 61 bashkitë i ka PS-ja, sepse ishte konkurente me vetveten. Edhe e vetme dhe iu desh një muaj të nxirrte rezultatin!

Negociatorët e Ramës (pa lejen e Erion Veliajt) po i afrojnë PD-së që zgjedhjet vendore të zhvillohen në pranverën e ardhshme, diku mes prillit dhe majit 2022.

Kjo është e sigurtë!

Beteja do jetë epike, sidomos në Tiranë. Nëse PD dhe LSI futen bashkë, por jo si në zgjedhjet e 25 prillit, opozita merr Tiranën, Durrësin dhe mbi 70 % të bashkive në rang vendi.

Nëse PD dhe LSI futen veçmas në zgjedhjet vendore pranverë 2022, atëhere Lali Erit i kthehet buzëqeshja, e cila i është ngrirë që në sheshin “Skenderbej”, kur Edi Rama ofroi Lulzim Bashës pazarin e radhës.

Por ka edhe hamendje të tipit baton se kryeministri është gati ti lëshojë bashkinë e Tiranës, PD-së, duke sakrifikuar Erion Veliajn.

Për pushtetin, Edi Rama, është gati të djegë jo vetëm Erionin, por si dikur edhe “erionë” të tjerë. Edi Rama nuk i beson as xhaketës së tij!

Fitorja dërmuese në Tiranë e ish-ministrit Fatmir Xhafaj, që njihet si socialist 24 -karatash, ka ftohur “dashurinë” e kryeministrit për kryebashkiakun tironas. Ish-ministri Xhafaj nuk është si urdia e servilëve rilindas, ai ka dinjitet dhe kaloi periudhë përballje i vetëm ndaj sulmeve të PD-së, në mos ishin sulme të rakorduara Rilindje-SHQUP.

Vendosja e Fatmir Xhafajt te numri 23 në listë, ku nuk kishte asnjë shans fitore, ishte e kalkuluar mjeshtrisht nga Rilindja që ta largonte dhe ta nxirrte në rrugë, bile t’ia lëshonte ujqërve të selisë blu që ta shqyenin.

Por ish-ministri fitoi, mu në Tiranë!

Ai fitoi vetë dhe pa asnjë ndihmë nga Erion Veliaj, por Baton Haxhia thotë se Lali Eri punoi fshehur kundër Ramës për ti shtuar votat ish-ministrit.

Edi Rama po rri e vështron nga Surreli, Sahatin e Tironës, afër të cilit ndodhet zyra e Erion Veliajt. Dhe po mendon se në cilin vend ta “var” kryebashkiakun; në Bulevard, te Kulla e Sahatit apo te Xhamia!

Ndërsa atë të Vlorës, po e bën gati për SPAK.

Ndaj më mirë i “varur” se sa te SPAK-u!

 

 

SHKARKO APP