Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari zhvillon vizitën e parë zyrtare në Kavajë te bashkia që drejtohet nga demokrati Fisnik Qosja

Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari zhvilloi këtë të premte vizitën e tij të parë zyrtare, dhe kjo në bashkinë e Kavajës, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe mbështetjes së zhvillimit vendor.

Bashkia e Kavajës drejtohet nga kryebashkiak i PD.

Gjatë qëndrimit në qytet, Prefekti Hajdari u prit nga kryebashkiaku Fisnik Qosja, me të cilin zhvilloi një takim të frytshëm dhe konstruktiv. Në fokus të diskutimeve ishin prioritetet kryesore të bashkisë, sfidat aktuale dhe projektet strategjike që synojnë zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe social të Kavajës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prefekti zhvilloi një takim edhe me drejtorët e drejtorive të Bashkisë, ku u theksua rëndësia e bashkërendimit institucional, rritjes së eficiencës administrative dhe forcimit të komunikimit në shërbim të qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë

Sot realizova vizitën time të parë në Kavajë, një takim i rëndësishëm dhe mjaft frymëzues për mua. Falënderoj z. Fisnik Qosja, Kryetarin e Bashkisë Kavajë, për mikpritjen e ngrohtë dhe për gatishmërinë për bashkëpunim. Gjatë kësaj vizite patëm mundësinë të prezantohemi dhe të zhvillojmë një takim konstruktiv me drejtorët e bashkisë, ku diskutuam mbi prioritetet, sfidat dhe projektet që synojnë zhvillimin e mëtejshëm të qytetit. Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të forcuar komunikimin institucional në shërbim të qytetarëve. Me besim të plotë se përmes dialogut dhe angazhimit të përbashkët do të arrijmë rezultate konkrete për komunitetin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?