Presidenca dhe Futbolli, dy “ishujt-kështjella”, që po bien nën thundrën e Rilindjes

Nga Daniel Muçaku-

Të gjithë jemi dëshmitarë të betejës afro tre vjeçare të Ilir Metës me mazhorancën dhe veçanërisht me kryeministrin Rama për të ruajtur Kështjellën e Presidencës, si një ishull lirie në mes të Bulevardit kryesor të Tiranës. Paçka se analiza e ftohtë mund të nxjerrë motivet e Presidentit në këtë betejë, por fakti mbetet se Ilir Meta nuk e la këtë institucion të kaplohej nga mazhoranca.

Por këto ditët e fundit ka plasur një betejë tjetër e egër për një tjetër presidencë që kishte rezistuar larg thundrës së pushtetit, Presidencën e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Për këtë ishull pavarësie ku Rilindja nuk arriti ta fuste në dorë para katër viteve, ka shpërthye këto orë një luftë e madhe, ku nuk po kurset asgjë. As fjalori e as djallëzitë. As prokuroria e pavarur nuk po kursehet të përdoret në luftën për ta futur në dorë FSHF.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama deri më sot ka marrë çdo pushtet në dorë. Ndaj edhe këto dy ishuj pavarësie, presidencën dhe futbollin, do t’i marrë pa asnjë diskutim. Kur arriti të merrte edhe opozitën, këto që janë rrethuar nga taborret e Rilindjes i kanë ditët e numëruara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj më kot reziston Duka dhe Meta, sepse të parin do ta mbajnë me policë të dera e zyrës, kurse i dyti edhe pak muaj dhe ikën vetë nga zyra.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?