Presidencë, shorti zgjedh 9 anëtarët e rinj të KED
Në orën 12:00, në Presidencë u hodh shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pas përfundimit të afatit të këshillit ekzistues që drejtohet nga Ardian Dvorani. Këshilli i Emërimëve në Drejtësi ka në përbërje: Dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë (që edhe e drejton këtë institucion), një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë, dy prokurorë nga Gjykatat e Apelit, si dhe një gjyqtar nga Gjykatat Administrative. Nga ky short janë përzgjedhur 9 anëtarët e rinj dhe 5 anëtarë zëvendësues për në KED, me mandat 1-vjeçar. Shorti u hodh në prani të Avokatit të Popullit, znj. Erinda Ballanca, e cila monitoroi procesin së bashku me përfaqësuesit e institucionit që drejton, Kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë zoti Gent Ibrahimi, Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor zotit Maksim Qoku, përfaqësueses të Gjykatës Kushtetuese zonjës Olta Aliaj, të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara zonjës Leyla Moses-Ones, përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë deputetes zonjës Klotilda Bushka, Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Koordinimit, Monitorimit për zbatimin e ligjit nr.115/2016, pranë Kuvendit të Shqipërisë zotit Artan Spahiu, drejtueses së Seksionit Ligjor të Delegacionit të Bashkimit Europian zonjës Lenka Vitkova, etj.
Nga Gjykata e Lartë për KED
Zgjidhet Ardian Dvorani, i vetmi kandidat dhe konsiderohet i zgjedhur automatikisht
Nga Gjykata Kushtetuese për KED
Anëtare e parë Fjona Papajorgji
Anëtare e dytë Vitore Tusha
Marsida Xhafellari zgjidhet anëtarja zëvendësuese
Nga Prokuroria e Përgjithshme për KED
Arta Marku zgjidhet anëtare e KED-së si përfaqësuese në KED
Bilbil Mete zgjidhet anëtarë zëvendësues
Nga Gjykata e Apelit për KED
Anëtare e parë Miranda Andoni
Anëtare e dytë Saida Dollani
Nazmi Trroka zgjidhet anëtar zëvëndësues
Nga Prokurorët e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit për KED
Ludovik Dodaj zgjidhet anëtari i parë
Fatjona Memçaj zgjidhet anëtare e dytë
Nezir Gjoka zgjidhet anëtari zëvendësues
Nga gjyqtarët e Gjykatave Administrative për KED
Arjan Qafa zgjidhet anëtar
Marjana Velçani zgjidhet anëtare zëvendësuese